Batalioni i Dytë i Këmbësorisë së Forcave të Armatosura ka zhvilluar një stërvitje në prag të certifikimit nga NATO.
Certifikimi nga NATO pritet të bëhet në shtator dhe gjatë stërvitjes, batalioni testoi kapacitetet dislokuese si dhe zhvilloi qitje me armë personale dhe kolektive në stërvitjen 72-orëshe “Biza-22″.
Ka qenë ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili postoi një video nga stërvitjet e këtij grup-batalioni, ndërsa u shpreh se kjo është “provë shumë e mirë e trupave të b2k që në muajin shtator pritet të çertifikohen nga NATO si strukturë e gatshme për t’u dislokuar kudo dhe kurdo”.
Dislokimi apo transportimi i trupave të një batalioni ushtarak dhe mjeteve të saj nga një pikë në një pikë tjetër është thelbësore për një ushtri të NATO-s./albeu.com/