Statusi i Prokurorit, Dumani del me propozim të ri: Pas mandatit, t’u jepet mundësia për rikandidim

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka raportuar ditën e sotme në Kuvend, duke vënë në pah punën e bërë nga SPAK.

Gjatë fjalës së tij ai u ndal edhe te statusi i prokurorit, duke e ngritur si një shqetësim, pasi përfundon mandati 9-vjeçar. Dumani u shpreh se propozon që këtyre prokurorëve t’u jepet mundësia që të rikandidojnë sërish për të qenë pjesë e kësaj strukture, dhe jo t’i zgjatet mandati.

“Një shqetësim i bërë publik është mungesa e përcaktimit të qartë ligjor në lidhje me statusin e prokurorit pas përfundimit të mandatit të tyre.

Mandati është 9 vite dhe pas 9 vite Prokurorët e SPAK kthehen në vendin ku kanë qenë më parë. Ne kemi propozuar ndryshimet e nevojshme për të rishikuar dhënien e mundësisë që të rikandidojnë për të vazhduar të jenë prokurorë të SPAK dhe jo zgjatje automatike të mandatit”, tha ai.


Shtuar 2.12.2024 17:20

Tags: ,