Spiunoi për 7 vite ushtrinë, shtetasi rus me biznese në Poloni, përballet me burgun

Një shtetas rus është akuzuar për spiunazh në Poloni mes viteve 2015 dhe 2022.

Ai u arrestua për herë të parë prillin e kaluar me dyshimin se i kishte transmetuar shërbimit të inteligjencës ruse informacione për gatishmërinë ushtarake të Forcave të Armatosura Polake dhe trupave të NATO-s.

I dyshuari, i cili prej shumë vitesh jeton dhe ushtron aktivitete biznesi në Poloni, është akuzuar edhe për disa vepra korrupsioni. Ai përballet me një dekadë burg.

Një zëdhënëse e prokurorisë së qarkut në Gdansk, Polonia veriore, tha se aktiviteti i spiunazhit të burrit ishte përqendruar në njësitë ushtarake të vendosura në pjesën verilindore të Polonisë, si pjesë e të cilave ai kryente detyra të zbulimit të elementëve të rëndësishëm të Forcat e Armatosura.

Ajo shtoi se rasti është një nga disa”aktivitetet e shërbimeve të inteligjencës ruse dhe bjelloruse kundër ushtrisë polake. /albeu.com


Shtuar 23.02.2023 12:22