Spartak Ngjela: Berisha s’ka shanse të hyjë në parlament, vetëm po e la Rama

Avokati Spartak Ngjela ka thënë se Berisha nuk mundet kurrësesi të hyjë në parlament dhe kjo gjë nuk është në dorën e tij.

Sipas Ngjelës, personat e shpallur “Non Grata” nga SHBA nuk mund të hyjnë në Parlament, pasi kështu shkelet ligji i Dekriminalizimit.

Ai shtoi se vetëm nëse do të pranonte Rama, Berisha do të qëndronte në Parlament, pasi në mënyrën më të keqe të mundshme çështja do të shkonte në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve ku PS ka shumicën.

‘’Merr atë regjinë, të lexojë nenin 2 pikën 2 të dekriminalizimit të ligjit. Kush është non-grata në Amerikë nuk futet në parlament. S’njohin ligjin këta. Po të shkelet ligji hyn. Jemi dakord që ka një ligj që nuk e lejon.

Pika 2 e nenit 2, bile është pika 2 dhe ka nënpikat. Non-grata në Amerikë, i dëbuar për cënim të interesit kombëtar. A ishte kështu motivi i aktit të DASH? Do hyjë thua, po si do hyjë? Do shkosh tek KQZ, që të marrë emër për emër mandatet. Shumicën në KQZ e kanë socialistët. Nuk e kalon. Do shkojë në komisionin e mandateve. Ka procedurë shumë të rreptë. Pas kësaj, vjen komision i mandateve në Kuvend që del me vendim dhe nuk e pranon.

Edhe në komision janë shumica socialistë. Nuk hyn dot, hyn vetëm në një rast, nëse e lejon Rama, Rama e do se e sheh si gogol. Nuk fiton dot Rama pa të. Do thotë Rama ishte votim i fshehtë. Ligjërisht nuk lejon dot. Mazhoranca nuk e fut. Nëse do Rama pastaj nuk e di unë.

Nëse Berisha nuk lejohet të futet në parlament, do mundohet të kapë strukturat e veta të revoltës popullore. Trupat amerikane janë këtu, mbaron loja, mat. Berisha e ka bërë ligjin e dekriminalizimit. Po je nongrata në BE e Amerikë nuk hyn, mbaron loja. Këta donin që me ligjin e dekriminalizimit të fitonin ndaj Ramës, dhe fituan. Por këta e lejuan.’’, përfundoi Ngjela./albeu.com


Shtuar 25.08.2021 15:10