SPAK ka ndërmarrë një megaoperacion mbrëmjen e sotmen, 9 tetor 2023 në disa qytete të vendit.
Mësohet se forcat e policisë kanë blinduar Fushë Kuqen dhe kanë rrethuar banesën e lokalin e Gëzim Çelës.
Operacioni i madh policor është shtrirë në Tiranë, Krujë, Durrës, Vlorë dhe Kurbin. Mësohet se mes të arrestuarve, është dhe një shefi i komisariatit të Kurbinit, Dritan Meta.
Operacioni i sotëm është vijimësi e megaoperacionit të koduar “Flakë në det” ku u arrestuan 6 persona.
1-Arlind Ismailukaj, 47 vjeç, banues në Tiranë;
2-Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë;
3-Nerim Çela, 40 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Laç;
4-Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në Vlorë;
5-Kyrylo Ponomarenko, 39 vjeç, banues në Ukrainë;
6-Kostiantyn Biellon, 44 vjeç, banues në Ukrainë.
Gëzim Çela nuk është emër i panjohur për policinë. Ai akuzohet për veprat penale “Trafikimit i lëndëve narkotike”, të kryer në bashkëpunim dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve”, si dhe për shfrytëzim prostitucioni. Ai ka qenë më herët subjekt i “OFL”-së teksa ka mundur t’i shpëtojë drejtësisë.
Aktiviteti i Çelës ka nisur pak më herët se në vitin 2014 kur në bashkëpunim me persona nga Kosova kanë krijuar një rrjet të trafikimit të kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt Kosovës dhe Shqipërisë për ta shpërndarë më pas në të gjithë Europën dhe më tej./Albeu.com/