Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar disa kontrolle në zyrën dhe banesën e administratorit të OSHEE-së, Enea Karakaçi. Mësohet se gjatë kontrolleve, SPAK ka sekuestruar aparatin e telefonit, kompjuterin dhe disa dokumente.
Këto kontrolle kanë marrë spunto nga një çështje penale e regjistruar në SPAK, për veprën penale “Shkeljes së pabarazisë në tendera”, “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionit”.
Kontrolli i banesës dhe zyrës së Enea Karakaçit është kryer pikërisht ditën e Enjte, kur SPAK dhe BKH-ë realizoi kontrolle edhe tek ish-deputeti i PS, Bardhyl Kollçaku.