SPAK kërkon ta arrestojë, Belinda Balluku rishfaqet në publik, inspekton përmbytjet në Novoselë: Do fryjnë erëra të fuqishme… (VIDEO)

Mesditën e kësaj të enjteje,  ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila është nën hetim nga SPAK dhe organi i akuzës kërkon autorizimin nga Kuvendit për ta arrestuar, është shfaqur në zonën e Vlorës, në Urën e Mifolit për të folur si ‘sinoptikane’ për parashikimin e motit.

Balluku, mbi të cilën rëndojë disa akuza për abuzime me tenderat në Unazën e Madhe dhe Tunelin e Llogarasë bëri paraqitjen e saj publik, duke bërë show, por edhe duke sfiduar drejtësinë.

Belinda Balluku, prej kohësh nuk shfaqet në publik, madje edhe në mbledhjen e Këshillit të Imuniteteve dhe Mandateve që u mblodh pas kërkesës së Prokurorisë, ajo nuk ishte e pranishme.

Edhe pse publikimi i akuzave zyrtare të SPAK për vjedhje të 50 milionë eurove me tunelin e Llogarasë, apo abuzimi me të gjitha tenderat e loteve të Unazës së Madhe, ka trazuar opinionin publik dhe të shumtë janë ata që kërkojnë largimin e saj, por zv.kryeministrja vazhdon të qëndrojë në zyrë, madje sot del publikisht edhe para mediave.

“Sistemi energjetike ka performuar maksimalisht, pavarësisht kushteve të vështira nuk kemi patur ndërprerje të gjata. Ndërprerjet kanë qenë momentale.

Duhet të keni parasysh që në 24 orët e ardhshme presim erëra të fuqishme. Në zonën e Ultësirës Perëndimore do të shkojë deri në 25 metër për sekondë.

Do jetë një situatë e shtuar, situata me erën në Ultësirën Perëndimore. Reshjet e borës kanë nisur në veri, juglindje. Temperaturat do të ulën sot, por nesër do të rriten sërish. Situata është sfiduese. Na duhet të jemi të gjithë ne terren, na duhet bashkëpunimi i qytetarëve. Vëmendje maksimale tek energjia”, shprehet Balluku.

 


Shtuar 8.01.2026 13:49