Detaje të reja janë mësuar në lidhje me operacionin e zhvilluar nga SPAK në Ujin e Ftohtë në Vlorë, ndaj grupit kriminal në Inez Hajrulla, i cili pasoi Edison Harizajn.
Gazetarja Klodiana Lala, raporton se në banesat e kontrolluara janë gjetur fishekë dhe shumë telefona.
Ndërkohë urdhër-arreste janë lëshuar për Ines Hajrulla dhe krahun e tij të djathtë Ervis Matodoshaj.
Të lidhura
Deri tani, mësohet se të dy këta emra të njohur të botës së krimit nuk kanë arretur të vihen në pranga.
Burime nga Prokuroria e Posaçme, bëjnë me dije se jo vetëm nga zbërthimi i “Sky ECC”, por dhe nga dëshmia të dy këto persona akuzohen se kanë organizuar dhe realizuar vrasjen e Gentian Qarrit në shkurt të vitit 2021.
Ndërkohë, personi i tretë ndaj të cilit është ngritur një akuzë e re, është Flodian Plaku, i cili tashmë akuzohet edhe për trafik ndërkombëtar kokaine.
Aktualisht, ai ndodhet në paraburgim të sigurisë së lartë dhe po gjykohet për vrasjen e Gentjan Bejtjas.
Janë lëshuar urdhër arreste për katër persona të tjerë. Njërit prej tyre i është komunikuar akuza pasi ndodhet në paraburgim, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të arrestuar në Itali dhe i fundit në Janinë.
Inez Hajrulla, është një emër i cilësuar si kontigjent kriminal për Policinë, i cili i ka shpëtuar dy atenteve, fillimisht në vitin 2017 dhe më pas në 2019.




