Këtë të hënë, Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë seancën e radhës plenare, ku deputetët pritet të shqyrtohen një sërë projektligjesh, projektrezolutash dhe raporte vjetore të institucioneve kushtetuese dhe të drejtësisë.
Në rendin e ditës është përfshirë edhe shqyrtimi i projektligjit “Për shoqëritë evropiane të bashkëpunimit (SHEB)”.
Të lidhura
None found
Avokati i Popullit;
Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ);
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP);
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH);
Prokuroria e Përgjithshme;
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK);
Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD).
Ndërkohë, jashtë Kuvendit është paralajmëruar edhe një protestë qytetare, pasi organizatorët e rezistencës kanë bërë thirrje për një tubim para Parlamentit gjatë zhvillimit të seancës plenare.
Rendi i Ditës:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 16.7.2026.
2. Njoftime.
3. Raporti i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian për vitin 2025.
4. Projektligji “Për shoqëritë evropiane të bashkëpunimit (SHЕВ)”.
5. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Avokatit të Popullit për vitin 2025″.
6. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2025”.
7. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë të Prokurorisë për vitin 2025”
8. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2025″.
9. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2025”.
10. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vitin 2025”
11. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për vitin 2025”.
12. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
