Sot rinis punën Komisioni Hetimor për PPP-të në Shëndetësi/ Ja plani i propozuar nga PS

Ditën e sotme, Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, do të mblidhet në orën 13:00. Opozita dhe mazhoranca do të diskutojnë për planin paraprak të hetimit dhe kërkesat e dakordësuara për informacion.

Partia Socialiste, do të kthehet në tryezën e punës dhe ka gati edhe propozimin për planin paraprak të hetimit.

Mazhoranca do të propozojë përfshirjen në planin e hetimit parlamentar të vizitave në terren për të parë nga afër sesi janë zbatuar kontratat: ajo e check-upet dhe sterilizimit, si dhe intervista të ndryshme me stafin dhe pacientët.

Struktura organizative e Planit Hetimor ka 7 hapa si më poshtë.

Hapi 1: Përcaktimi i Qëllimeve dhe Objektivave të Hetimit

Hapi 2: Përcaktimi i Kufijve dhe Juridiksionit të Hetimit

Hapi 3: Strukturimi i Ekipit Hetimor

Hapi 4: Planifikimi i Procesit të Mbledhjes së provave

Hapi 5: Seanca të Dëgjimit dhe Analizë

Hapi 6: Raportimi dhe Rekomandimet

Hapi 7: Ndërmarrja e Veprimeve të Mëtejshme

Drafti i ekspertëve të mazhorancës ka të përcaktuar qartë edhe kalendarizimin e Planit Hetimor,  duke iu përmbajtur afatit 4 mujor të miratuar nga Kuvendi.


Shtuar 23.04.2024 09:23