Sot mblidhet Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme në BE, vendoset për negociatat me Shqipërinë

Sot në Luksemburg mblidhet Këshilli i Çështjeve të Përgjitshme të Bashkimit Europian dhe pritet që të vendoset për datën për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut me BE-në.

Dhe pa orë na ndajnë nga mbledhja dhe emsa duket Bullgaria po mban peng Maqedoninë e Veriut pasi i ka vënë veto për integrimin në B, duke penguar kështu edhe Shqipërinë pasi vendimi deri tani mendohet se do të jetë për të dyja vendet.

Në vizitën e fundit në Tiranë, komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi tha se unioni po punon edhe pas kuintave për të arritur që Bullgaria të mos pengojë një vendimmarrje pozitive për Maqedoninë e Veriut.

Disa ditë më pare, edhe ministri gjerman për Evropën Michael Roth, tha nga Tirana se për Gjermaninë përcaktimi i datës së konferencës së parë ndërqeveritare për negociatat të BE-së me Shqipërisë duhet të merret sa më shpejt.

Kujtojmë se pak ditë më parë Holanda tha “Po” për Shqipërinë ku vetë parlamenti holandez miratoi qëndrimin e qeverisë së tyre për të mbështetur reformat dhe zhvillimin e Shqipërisë./albeu.com