Këngëtari i njohur Kastriot Rexha ose siç njihet nga të gjithë me emrin e artit Majk, feston sot ditëlindjen e tij.
Ai mbush plot 33 vjeç ndërsa lajmin për ditëlindjen e tij e ka bërë vetë në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram.
Krahas foto ai shkruan: “Faleminderit Zot për një vit tjetër, gëzuar ditëlindjen për mua!”
View this post on Instagram
Artistë të njohur të estradës shqiptare e kanë uruar mikun e tyre për ditëlindjen e tij. Majk është dhe baba i një djali me emrin Roan por i ndarë nga mami i djalit. Çdo vit i biri e ka uruar në rrjete sociale me dedikime.
Majk ka kënduar një sërë ‘hitesh’ vetëm dhe në bashkëpunim me arstista të njohur duke numëruar miliona shikime nga fansat e shumtë që e ndjekin.