Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ku në rendin e ditës parashikohet interpelanca me ministren e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj. Interpelanca është kërkuar nga deputetja e PD-së, Jorida Tabaku.
Po ashtu do të votohet projektligji i ‘Për tatimin mbi të ardhurat’ që lidhet me sistemin e tatimit të individëve dhe entiteteve ligjore në Shqipëri.
Rendi i ditës:
Në mbështetje të urdhrit nr. 20, datë 28.3.2023 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi
i ditës është si më poshtë vijon:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 23.3.2023.
(Neni 44, pika 2 e Rregullores)
2. Njoftime.
(Neni 44, pika 3 e Rregullores)
3. Interpelancë me Ministren e Financave dhe Ekonomisë znj. Delina Ibrahimaj nga deputetja znj.
Jorida Tabaku.
(Neni 80 Kushtetutë, neni 96, Rregullore Kuvendi).
4. Raporti i veprimtarisë së Entit Rregullator të Ujit (ERRU) për vitin 2022.
(Neni 103 pika 2 e Rregullores sw Kuvendit dhe neni 31 të ligjit nr.8102, datë 28.3.1996 “Për
kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe të largimit dhe përpunimit të ujërave të
ndotura“, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës)
Paraqitja e raportit nga Kryetari i Komisionit Rregullator Z.Ndriçim Shani – jo më shumë se
20 minuta
Shprehet për projektrezolutën komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin
Pyetje
Zhvillimi i debatit (Nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi
parlamentar ose të paktën 10 deputet)
5. Projektligj “Për tatimin mbi të ardhurat”
(Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, e 155 të Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të
Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat
Dhënie mendimi Komisioni për Integrimin Europian
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
6. Projekvendim Për një ndryshim në vendimin nr. 70/2021 “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues
në përbërjen e Komisioneve të Përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar.
( Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, të neneve 21/1 dhe 55 të Rregullores së Kuvendit)
7. Projekvendim Për një ndryshim në vendimin nr. 70/2021 “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues
në përbërjen e Komisioneve të Përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar.
( Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, të neneve 21/1 dhe 55 të Rregullores së Kuvendit)
8. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’).