Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) është mbledhur ditën e sotme dhe po shqyrton kërkesat ankimore për 3 qarqet e fundit, Elbasanin, Korçën dhe Fierin.
Gjatë mbledhjes së ditës së premte, KAS vendosi që do të administrohen si prova, kryqëzimi i të dhënave të pajisjeve PEI.
Kujtojmë se,
Marash Logu, përfaqësuesi i PD në KAS, kërkoi shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në qarkun e Korçës. Sipas tij, PD ka fakte të shumta që mund të çojnë në ripërsëritjen e zgjedhjeve. Logu tha se një votë në këtë qark është blerë diku te 100-300 euro./albeu.com