Sot heshtje zgjedhore, nesër mbahen zgjedhje në 6 bashki të vendit

Sot është heshtje zgjedhore. Nesër, 6 mars 2022, do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki të vendit që janë pa kryetarë; Shkodër, Durrës, Dibër, Rrogozhinë, Lushnjë dhe Vorë.

Fushata zgjedhore për këto zgjedhje zyrtarisht nisi më 19 shkurt dhe partitë që garojnë janë Partia Demokratike, Partia Socialiste dhe koalicioni “Shtëpia e Lirisë” (LSI dhe PDK).

Ish-kryeministri Sali Berisha, në këto zgjedhje lokale i është bashkuar koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, megjithatë emri i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike nuk do të shënohet në fletën e votimit dhe në asnjë dokument, sipas vendimit të KQZ-së.

Në marrëveshjen e nënshkruar mes Sali Berishës dhe Monika Kryemadhit nënvizohet se Komisioni i Rithemelimit do të jetë drejtues politik i koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’, ndërsa LSI do të jetë drejtuesja e koalicionit.

Këto zgjedhje kanë gjetur Partinë Demokratike të ndarë, për shkak të prishjes së marrëdhënieve mes kreut demokrat Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilët që prej muajit shtator kanë përçarë partinë dhe demokratët.

Partia Socialiste kandidon me këta emra:

Emiriana Sako, Bashkia Durrës

Majlinda Angoni, Bashkia Shkodër

Rahim Spahiu, Bashkia Dibër

Edison Memolla, Bashkia Rrogozhinë

Blerim Shera, Bashkia Vorë

Eriselda Sefa, Bashkia Lushnjë

Partia Demokratike kandidon me këta emra:

Luan Hoti, Bashkia Durrës

Ferdinand Saraçi, Bashkia Rrogozhinë

Xhemal Bushati, Bashkia Shkodër

Indrit Sefa, Bashkia Lushnjë

Ymer Marku, Bashkia Vorë

Luan Haka, Bashkia Dibër

“Shtëpia e Lirisë” kandidon me këta emra:

Elton Bano, Bashkia Lushnje

Bardh Spahia, Bashkia Shkodër

Premtim Kryemadhi, Bashkia Dibër

Ardian Muka, Bashkia Durrës

Hekuran Xhani, Bashkia Rrogozhinë

Lulzim Vrana, Bashkia Vorë./albeu.com


Shtuar 5.03.2022 08:30