Sot feston 70 vjetorin e lindjes, si përfundoi në burg lideri historik i Partisë Socialiste: Bëri punën e kryetarit nga qelia

Lideri historik i Partisë Socialiste, Fatos Nano sot feston 70 vjetorin e lindjes së tij. Sic dihet ai është lideri e parë dhe themeluesi i PS.

Nano mbahet mend  gjithashtu edhe si politikani më i lartë në Shqipëri, i cili ka hyrë në burg, në më shumë se 3 dekada demokraci.

Kujtojmë që Nano u arrestua për korrupsion dhe abuzim të menaxhimit të ndihmave humanitare të shtetit italian gjatë krizës ekonomike.

E gjithë kjo ndodhi pas vitit 1992, kur në pushtet erdhi Partia Demokrarike.

Nano u arrestua saktëisht më 30 korrik të vitit 1993 dhe më 3 prill 1994 Nano u dënua me dymbëdhjetë vite burg.

Një peticion i firmosur nga 700 mijë persona iu dërgua Presidentit Berisha për lirimin e Nanos nga burgu, pasi nga PS ai konsiderohej si i burgosur politik.

Ai u la të ishte kryetar i PS duke e bërë punën e tij nga burgu.

Në vitin 1997, kolapsi i skemave Ponzi shënoi fillimin e një revolte të armatosur popullore kundër Presidentit Berisha, i cili u detyrua të jepte dorëheqje në korrik 1997. Berisha shpalli zgjedhjet e parakohshme më 29 qershor dhe ai dekretoi një amnisti të përgjithshme për të gjithë të burgosurit në mars 1997 dhe Nano doli nga burgu.

Nano u shpall i pafajshëm nga një gjykatë në Tiranë për abuzimin e tij të dyshuar të pushtetit dhe korrupsionin në vitin 1999./albeu.com