Sot është dreka e Pashkëve, këshillat e mjekëve që të mos e hani darkën në spital!

Besimtarët ortodoksë festojnë sot pashkët.

Gjatë drekës së Pashkës nuk mungojnë ushqimet e bollshme dhe sigurisht mishi i qëngjit si edhe vezët.

Në lidhje me këtë, Instituti i Shëndetit Publik të Greqisë ka dalë me një udhëzim për ata që do të festojnë në mënyrë që të shmanget ndonjë helmim i mundshëm nga ushqimi duke qenë se pjesë e menusë janë vezët dhe mishi.

Sipas këtij instituti:

-Vezët nuk duhet të lihen në temperaturën e dhomës për më shumë se 2 orë. Vezët që kanë zier mjaftueshëm duhen mbajtur në frigorifer derisa t’i serviren.
-Shmangni ngrënien e ushqimeve që përmbajnë vezë të papërpunuara ose të papjekura (p.sh. majonezë e punuar me dorë). Po ashtu shmangni ngrënien e brumit të papërpunuar që përmban vezë.

-Nëse dëshironi të konsumoni vezët që keni lyer/dekoruar, sigurohuni që të keni përdorur ngjyrë ushqimore.

-Vezët mbajini në paketimin e tyre në frigorifer (jo në derën e frigoriferit). Vezët e lyera duhet të ruhen gjithashtu në frigorifer.

-Sigurohuni që ta shkrini mishin duke ndjekur hapat e duhura: shkrirja në frigorifer mund të zgjasë rreth 24 orë kur bëhet fjalë për një copë të vogël. Një sasie mishi prej rreth 4.5 kg i duhen disa ditë për t’u shkrirë plotësisht.

Shkrini mishin e qëngjit dhe kecit duke e vendosur në frigorifer, në mikrovalë ose në ujë të ftohtë dhe jo në temperaturën e dhomës. Pasi të jetë shkrirë, mund të ruhet në frigorifer për 3 deri në 5 ditë – kur është biftekë, brinjë – dhe 1 deri në 2 ditë kur është mish i grirë. Kur mishi shkrihet në mikrovalë ose në ujë të ftohtë, duhet të gatuhet menjëherë, raporton abcnews.al.

-Mbajeni mishin e papërpunuar në frigorifer, të ndarë nga ushqimet e tjera të papërpunuara (p.sh. frutat ose perimet) ose ushqimet e gatuara, për të shmangur kontaminimin. Ruajeni mishin e dhisë dhe deles në frigorifer në 4°C.

-E vendosim mishin e marinuar në frigorifer derisa në momentin kur do ta përgatisni për të ngrënë. Hidhni çdo marinadë që nuk keni përdorur në gatim.

-Mishi piet në temperaturë të paktën 160° C. Mishi është gati për konsum kur temperatura e brendshme e tij të arrijë 63°C dhe e lemë të “pushojë” në këtë temperaturë për 3 minuta. Nëse nuk ka termometër, gatuajeni mishin mjaftueshëm në mënyrë që lëngu i tij të jetë i pastër.

-Mishi i gatuar i deleve dhe i dhisë mund të ruhet në frigorifer deri në 3-4 ditë.

-Nëse dëshironi të konsumoni mish dhie dhe dele me porosi (me marrë ose me dorëzim), sigurohuni që të jetë i nxehtë në marrje.

– Konsumoni mish të gatuar brenda 2 orëve (ose 1 orë nëse temperatura është 32 ° C). Nëse nuk duhet konsumuar menjëherë, vendoseni në frigorifer në temperaturë prej 4°C, në enë të mbuluara dhe konsumojeni brenda 3-4 ditësh, të ftohtë ose pasi e keni ngrohur më parë në 74°C.

-Mos harroni se është e nevojshme të lajmë duart me sapun dhe ujë para, gjatë dhe pas trajtimit të ushqimit.

-Përdorni tavolina pune dhe vegla të veçanta (p.sh. thika) për ushqim të papërpunuar dhe të gatuar. Ndiqni të njëjtën procedurë për mishin dhe ushqimet e tjera./albeu.com/