Sot ditë zie në Shqipëri, flamujt ulen në gjysmështizë për viktimat e tërmetit në Siri dhe Turqi

Shqipëria sot ka ulur flamujt në gjysmështizë, teksa vendi është në ditë zie për viktimat e tërmetit shkatërrues në Turqi dhe Siri.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook një foto nga Kryeministria ku duket flamuri shqiptar i ulur në gjysmë shtizë, krahas flamurit të Bashkimit Europian.

Dita e sotme shënon një javë nga tërmeti tragjik që goditi Turqinë dhe Sirinë.

Numri i viktimave i ka kaluar 34 mijë, teksa përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë, me shumë pak shpresë për të gjetur njerëz të gjallë nën rrënoja.

 

 


Shtuar 13.02.2023 09:51