Sot dita e dytë e takimit të 18-të i Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE, ja temat që do diskutohen

Sot është dita e dytë që në Tiranë mbahet takimi i 18-të i Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE. Në fokus të këtyre takimeve, të dyja delegacionet do të diskutojnë dhe ndajnë mendime mbi tema si: sundimi i ligjit, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, liria e medias dhe zgjedhjet, zhvillimi Ekonomik dhe Turizmi si dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal.

Kujtojmë se ditën e djeshme, delegacioni me 10 eurodeputetë zhvilloi takime me kryeministrin Edi Rama, grupet parlamentare të partive politike dhe kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali.

Më pas u procedua me takimin e Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE, i cili u bashkëdrejtua nga Toni Gogu, Kryetar i delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë dhe Marco Tarquinio, Kryetar i delegacionit të Parlamentit Evropian.