Këtë të mërkurë, qytetarët do të mblidhen në Sheshin Skënderbej, duke shënuar ditën e 67 të protestës qytetare, e cila prej më shumë se dy muajsh zhvillohet çdo ditë në kryeqytet.
Pas grumbullimit në shesh, protestuesit nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, ku vijojnë të shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj klasës politike.
Të lidhura
None found
Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë së tij.
Protesta nisi fillimisht si një reagim kundër një projekti turistik në Zvërnec, por me kalimin e javëve ajo u shndërrua në një lëvizje më të gjerë qytetare, me fokus kundërshtimin e korrupsionit dhe kërkesat për ndryshim në qeverisje.
Edhe pse kanë kaluar dy muaj qytetarët nuk ndalen, por çdo ditë dalin dhe shprehen të vendosur se nuk do të largohen deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
