Sot, 24 vite nga aksidenti tragjik që i mori jetën Princeshë Dianës

Kanë kaluar njëzet e katër vjet nga aksidenti tragjik i princeshës Diana në Paris. Ishte 31 gusht 1997, kur ajo dha shpirt në urën D’Alma në Paris, e ndjekur nga dhjetëra paparacët, në moshën 36 vjeç.

Sipas, Historic Royal Palaces, adhuriesit e princeshës mund të vizitojnë vendin e saj të preferuar në kopshtin Kesington, si dhe të shohin statujen e ngritur për nder të princeshës.

Më 1 korrik dy djemtë e Dianës, William dhe Harry zbuluan statujën e nënës së tyre në ” Kopshtin e Fundosur ” të pallatit, i cili është mbushur me 4000 lloje të ndryshme lulesh.

Vepra, e krijuar nga skulptori Ian Rank-Brodley, tregon princeshën e pamposhtur të rrethuar nga fëmijët e saj.

Sipas një deklarate të pallatit, skulptura është frymëzuar nga periudha e fundit e jetës së princeshë Dianës, kur ajo “fitoi besimin e botës” falë punës humanitare dhe statuja ” synon të përcjellë karakterin dhe dhembshurinë e saj ” kryesisht te fëmijët.

Më 31 gusht 1997, pak pas mesnate, makina në të cilën udhëtonin princeshë Diana dhe partneri i saj Dodi Al Faget u përplas me shtyllën e tunelit Pont d’Alma në Paris.

Si rezultat i përplasjes, drejtuesi i automjetit, Henri Paul dhe Dodi Al Faget vdiqën menjëherë.

Princeshë Diana, e cila ishte ulur në anën e pasme të djathtë të makinës, u plagos, por nuk e humbi jetën menjëherë.

Në spitalin ku ajo u transportua, mjekët u përpoqën ta shpëtonin por përpjekjet ishin të kota dhe princesha përfundimisht ndërroi jetë në 4 të mëngjesit.


Shtuar 31.08.2021 13:16