Kryestrategu i fushatës elektorale të PD, Chris LaCivita, ka folur edhe mbi rëndësinë që ka Shqipëria në aspektin gjeo-politik, ashtu sikurse katapultimet e manjatit Xhorxh dhe Aleks Soros në vendin tonë përmes kryeministrit Edi Rama. I ftuar në Çim Peka Live në Syri Tv, LaCivita tha se Soros përpiqet të gjejë demokraci të brishta dhe qeveri të pasigurta për të krijuar destabilizim në atë vend.
Pjesë nga intervista:
Çim Peka: Nuk e di para se të vinit në Shqipëri për të ndihmuar Sali Berishën dhe PD për fushatën, kishit dëgjuar ndonjëherë për Shqipërinë. Besoj se jo. Por pasi keni ardhur, keni mësuar faktin se streha kryesore pas Uashingtonit e Xhorxh Soros është Tirana. A ju ka bërë përshtypje ky vend kaq periferik në raport me Uashingtonin?! Çfarë e lidh kaq shumë, atë që në një farë forme ka qenë kundërshtari kryesor i konservatorëve në Amerikë dhe Donald Trumpit. Si mund të lidhet një kryeministër i një vendi me një GDP të papërfillshme me Aleks Soros kaq shumë?! Madje ka dhe personazhe të tjerë që kanë ardhur në Shqipëri dhe Rama i pret si në shtëpinë e tij. Çfarë rëndësie ka Shqipëria për gjithë këto personazhe?!
Chris LaCivita: Pse eshtë Shqipëria kaq e rëndësishme?! Një prej gjërave që ne i dime në SHBA, është se familja Soros është aktive në politikën në botë dhe s’janë politika të rregullta, por kanë të bëjnë me politika destabilizuese, dhe ato janë fushata destabilizuese dhe lulëzojnë në mjedise ku qeveritë janë të pasigurta dhe ata kanë gjetur shtëpinë e duhur në Shqipëri, fatkeqësisht dhe kryeministrin Rama sa i përket destabilizimit. Shqipëria ishte kthyer në këtë pikën e nxehtë të veprimtarive të Soros dhe që unë merrem në SHBA, është e rëndësishme ta nxjerrim në pah këtë dhe kjo ka ndikim në Shqipëri.
Kur ju mirëprisnit një faktor destabilizues ju i jepni një qasje tjetër, dhje kjo i shkon për shtat, pasi vetë Rama është i paqëndrueshëm dhe kjo i shkon për shtat familjes Soros. Dëshira më e madhe e shqiptarëve është të kenë një të ardhme, dhe çdo herë që ka individë apo organizatë që duan ta bëjnë të vështirësojnë këtë, për mua këto janë armiq të vërtetë dhe për mua janë ato të cilët duhet të luftojmë gjatë fushatave tona.