Soreca takon kryetaren e KLGJ-së: Efikasiteti i sistemit gjyqësor, fjala kyçe për Reformën në Drejtësi

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, përmes një postimi në Tëitter ka bërë të ditur se është takuar me kryetaren e KLGJ-së Naureda Llagami.

Soreca shkruan se diskutuan për shumë çështje me rëndësi, për Reformën në Drejtësi.

Më kryetaren e KLGJ-së, Naureda LLagami diskutuam rreth përparësive të Këshillit, përfshirë. avancimet në Gjykatën e Lartë, harta gjyqësore dhe ngritja e sistemit të menaxhimit të çështjeve. Efikasiteti është fjala kyçe në këtë fazë të re të reformës së drejtësisë të Shqipërisë. Bashkimi Evropian vazhdon të mbështesë punën e KLGJ”, shkruan Soreca./albeu.com


Shtuar 23.06.2021 10:44