Soreca shkon në qendrën e votimit dhe ka një mesazh
Luigi Soreca ka shkuar për të ndjekur nga afër procesin e votimit elektronik në shkollën “Dora D’istria”.
Në një prononcim për mediet, Soreca ka deklaruar se BE do të vëzhgojë procesin e votimit në të gjithë vendin, ndërsa theksoi se ka shumë njerëz që po po na monitorojnë brenda dhe jashtë Shqipërisë.
“Ditën doja ta fillojë me këtu me këtë sistem të ri votimi. Dëshiroj t’ju uroj suksese dhe punë të mbarë. Ne do të jemi të pranishëm në gjithë Shqipërinë. Do të shikojmë punën tuaj që do të bëni për gjithçka që ka të bëjë me procesin. Dëshiroj që ta dini se ka shumë njerëz që po ju ndjekin brenda dhe jashtë Shqipërisë. Nuk dua t’jua bëj presion, por pak presion që ju kuptoni rëndësinë që keni”, deklaroi diplomati i BE.