Tirana tashmë prej vitesh është kthyer në një nga qytetet më të rëndësishme të Shqipërisë, kjo për shkak të përqëndrimit të lartë të popullsisë.
Për këtë arsye edhe vëmendja e politikanëve ka kapërcyer prej kohësh në këtë qark ku kandidatët synojnë të marrin sa më shumë vota.
Por cila figurë e Partisë Socialiste është aktualisht më e preferuara e publikut në kryeqytet?
Në sondazhin e zhvilluar brenda 24 orëve në Albeu.com, me një pjesëmarrje rekord të qytetarëve, rezultatet kanë treguar se zgjedhësit preferojnë Luljeta Bozon me 16% të votave, e cila ndiqet nga Pandeli Majko me 14% dhe pastaj Ogerta Manastirliu me 12%.
KLIKO PËR TË SHKUAR TE SONDAZHI!
Luljeta Bozo mori vëmendje pas tërmetit të 26 nëntorit, ku si inxhiniere qetësoi qytetarët lidhur me panikun që i kishte përfshirë. Bozo pranoi ftesën e Ramës për të kandiduar në listën e PS-së në Tiranë.
Ndërkohë Pandeli Majko u vendos i 19-ti në listën e Tiranës, lëvizje që nuk pritej nga kryeministri.
Nga ana tjetër, Ogerta Manastirliu prej muajsh shfaqet çdo ditë në vëmendjen e publikut për shkak të pandemisë. /albeu.com/