SHBA ka humbur mbështetjen dhe besimin e qytetarëve europianë përgjatë vitit 2022. Në një sondazh të bërë nga qendra Gallup është vërejtur një rënie mjaft e ndjeshme e qytetarëve të kontinentit të vjetër, të cilët nuk e shohin më SHBA-në si lider, duke parë edhe situatën e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.
Ajo që vihet re është se besueshmëria e SHBA-ve ka rënë ndjeshëm edhe në Shqipëri, ku krahasuar me vitin 2021 besueshmëria ndaj amerikanëve në vendin tonë ka rënë me 13%.
Përgjatë vitit 2021 rreth 82% e qytetarëve shqiptarë e shihnin SHBA-në si lider në botë, ndëkohë që përgjatë vitit 2022 ky numër është tkurrur në 69%.
Sa i përket vendeve të Ballkanit vetëm Kosova vijon të shohë SHBA-të si lider.
Qytetarët e Kosovës janë renditur në vendin e parë në botë sa i përket besueshmërisë ndaj SHBA, pasi 90% e tyre e shohin Amerikën si lider, duke u rritur me 1% krahasuar me vitin 2021.