Skuadra kosovare shkarkon Blendi Shkëmbin

Skuadra nga Suhareka i shkëput kontratën Shkëmbit pas rezultateve jo të mira në dy ndeshjet e fundit.

Krerët e skuadrës së Ballkanit kanë vendosur që t’ia shkëputin kontratën trajnerit Bledi Shkëmbi pas rezultateve negative në dy ndeshjet e fundit.Deri vonë, Ballkani ishte pretendent kryesor për titullin e Superligës së Kosovës, por në dy ndeshjet e fundit, respektivisht javën e kaluar kundër Drenicës ku u mposht 2:1 dhe sot kundër Arbërisë që pësoi humbje 3:2, skuadra nga Suhareka tani është pesë pikë larg liderit të tabelës, Prishtinës.

Në një komunikatë zyrtare përmes rrjetit social “Facebook”, skuadra e Ballkanit e konfirmoi shkarkimin e trajneri Bledi Shkëmbi, duke i uruar këtij të fundit suksese në të ardhmen.

“Pas rezultateve te dobëta, sidomos në 2 ndeshjet e fundit, klubi ka marr vendim te ndërpres bashkëpunimin me trajnerin Bledi Shkembi. E falënderojmë për punën e palodhshme dhe suksese në të ardhmen”, shkruante në postimin e Ballkanit në “Facebook”.


Shtuar 6.05.2021 19:11