“Përgjithësisht e pranoj sfidën e Micevskit për një listë të re për të rrëzuar qeverinë, pa të Majtën”, tha deputeti i Alternativës Skender Rexhepi për “TV Sitel”.
Sipas tij, vendimi përfundimtar i partisë do të bëhet i ditur nesër.
Të lidhura
None found
“Do të ketë një listë të re me të paktën 20 nënshkrime dhe mund të ketë 59 apo 70, por pa të Majtën”, shton Rexhepi.
Koordinatori i grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së në Kuvend, Nikolla Micevski sot përmes rrjeteve sociale i ka ofruar Rexhepit që të paraqesë iniciativën e re për rrëzimin e qeverisë së bashku me 19 nënshkrime të tjera të deputetëve të OBRM-PDUKM-së.
