“SKAP mburrojë e korrupsionit”, Berisha për inceneratorët: Altin Dumani mbështet bandën që vjedh shqiptarët

Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediet nga selia blu ka hedhur akuza mbi SAPK-un, duke e cilësuar “një institucion kryekëput seksion të PS-së.”

Sipas tij, SPAK është një mburrojë e padepërtueshme e korrupsionit dhe vjedhjeve të qeveritarëve shqiptarë dhe organizatës kriminale qe sipas tij kryesohet nga kryeministri Edi Rama.

Berisha: Këtë e konfirmoi deklarat e kreut të SKAP-it, Altin Dumani, për dy nga çështjet më tronditëse, më themelore të korrupsionit në Shqipëri për problemin e incineratorëve dhe problemin Rama-McGonigal. Lidhur me inceneratorët, tragji-komedia e kësaj afere është e pakufijshme. Inceneratori i Tiranës është një kontratë e cila i kushton shqiptarëve 420 milionë euro mbi bazën e firmave që janë vendosur.

Berisha shtoi se ky incenerator u shpall nga Altin Dumani, të cilin e quajti komisarin politik të SPAK, si një sipërmarrje që nuk i dihen pronarët.

Berisha: Ky incenerator gllabëron çdo ditë qindra mijëra euro të taksapaguesve shqiptarë nga një grup mafioz, i cili ka në krye Edi Ramën, Engjëll Agaçin dhe Erion Veliajn si dhe disa emra të tjerë. Dy fjalë do t’i them zotit Komisar Dumani se pretendimi juaj se nuk dihen pronarët ju akuzon shumë rëndë ju dhe institucionin tuaj. Së pari, le të marrim për të vërtetë atë që ju thoni, se nuk bllokoni dot fondet dhe nuk dihen pronarët. A mund t’i thoni pak shqiptarëve çfarë ju pengon ju të dërgoni në Gjykatë aferën? Ju nuk e dërgoni dot në gjykatë sepse jeni në mbështetje të plotë të bandës që vjedh shqiptarët. Së dyti, kontrata është e firmosur në shkeljen më flagrante të Kodit civil. Nuk ka gjykatë që nuk rrëzon atë kontratë për sa kohë në Shqipëri dhe kudo në botë Kodi Civil është kushtetuta e kontratave. Ju nuk e bëni, sepse ju jeni mburrojë e qeveritarëve që kryejnë këtë vepër mafioze.

Berisha theksoi se të pretendosh që nuk dihen pronarët, do të thotë të injorosh denoncimet kurajoze të mediave, të cilat kanë nxjerrë pronarët në të gjitha rastet./Albeu.com/


Shtuar 3.04.2023 12:20