Skandali me të dhënat e mbi 900 mijë shqiptarëve, reagon për herë të parë Rama

Skandali i mbledhjes së të dhënave të shqiptarëve nga e-albania në funksion të zgjedhjeve të 25 Prillit ka shkaktuar shumë zhurmë dhe reagime të forta.

Për herë të parë, kryeministri Rama ka reaguar pas akuzave se ka përdorur të dhënat e mbi 900 mijë qytetarëve për zgjedhjet e 25 prillit.

Nga Cërriku, kreu i qeverisë Edi Rama bëri një kundër-akuzë përmes ironisë, duke shtuar se nuk i përdor numrat për t’u kërkuar votën por për të zgjidhur problemet që kanë,

“Kam krijuar E-Albanian që njerëzit të kapërcejnë hallkat e burokracisë. Unë dua që e gjitha marrëdhënia e qytetarit me shtetin të futet në xhep.

Nuk i përdorim telefonat për t’ju nxirë jetën juve me kë je hajde voto për ne. Por duam që telefon të funksionojë që ne shteti të ju zgjidhim ju problemet.

Kemi bërë shumë dhe do bëjmë shumë dhe nuk do lejojmë që asgjë që ato që kemi ngritur të cenohet,”-tha Rama ndër të tjera. /albeu.com/