Dalin detaje të reja nga zemërimi i CR7, grushta në dhomat e zhveshjes (VIDEO)

Dalin detaje të reja nga zemërimi i CR7, grushta në dhomat e zhveshjes

Cristiano Ronaldo nuk bëri asgjë për të fshehur gjendjen e tij të keqe si gjatë dhe pas ndeshjes kundër Genoa të fituar 3-1 nga Juventus, shkruan Albeu.com.

“Gazzetta dello Sport” zbulon se portugezi i inatosir nuk ka shkuar në dush por ka grushtuar muret në dhomën e zhveshjes duke kaluar cdo limit të mundshëm.

Gjithashtu ai hodhi në fushë fanellën kur menjëhere pasi mbaroi sfida me Genoan duke u kritikuar nga tifozët e Juves.

Për këtë në mbrojtje i doli Pirlo duke deklaruar: Ai ishte i zemëruar sepse nuk arriti të shënonte, por ne nuk do ta gjobisim atë.

Kampioni portugez dje u shfaq i nervozuar gjatë gjithë ndeshjes, pa humor në fushë ndryshe nga shokët e tij të skuadrës.

Dita e keqe e Ronaldos pasi përjetoi kulmin me goditjen e shtyllës me Perin që bllokoi gjuajtjen.

Ndërkohë, Ronaldo mbetet golashënuesi i Serie A me 25 gola në 27 ndeshje  4 gola më shumë se Lukaku.

Ronaldo ka ende ka një kontratë me Juve edhe për një vit dhe padyshim që do të dëshironte të synonte qëllimet më të larta si gjithmonë në karrierën e tij. Në këtë kuptim, ai do të kishte kërkuar nga klubi i Juventusit garanci në lidhje me dëshirën për të forcuar një skuadër që aktualisht nuk konsiderohet të jetë më e mira në Evropë.

Një nevojë të cilës Fabio Paratici iu përgjigj indirekt dje kur u pyet për një përpjekje të mundshme për të kënaqur kërkesat e tepruara të Paulo Dybala për të rinovuar: “Ne nuk mund ta harrojmë momentin në të cilin po jetojmë dhe referenca nuk është vetëm për botën e futbollit. Ne kemi nevojë për një ndjenjën e përgjegjësisë në të gjitha lëvizjet që bëjmë, është e rëndësishme të jemi të kujdesshëm”.

Me pak fjalë, të gjithë skenarët mbeten të hapur: si për Juven ashtu edhe për Ronaldon. /albeu.com/

 

 


Shtuar 12.04.2021 16:55