Të dhënat e 910 mijë votuesve në Tiranë janë vjedhur dhe personat janë përgjuar nga Rilindja.
Me një sistem të dhënash, ata klasifkuar të dhënat si: Numri i telefonit, numri i kartës së identitetit, numri i qendrës së votimit, vendi i punës për shumicën e të regjistruarve dhe një përshkrim i përkatësisë politike për secilin prej qytetarëve të Tiranës.
Të dhënat janë siguruar nga e-Albania, ndërsa në listë ka edhe personazhe të njohur, të dhënat e të cilëve janë në dorë të Rilindjes.
Aty përfshihen gazetarë, këngëtarë, moderatorë dhe aktorë, të gjithë fytyra të njohura për publikun.
Një nga personazhet që ngjall habi me preferencën e saj është drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj e cila vetëm pak ditë më parë është akuzuar nga kreu demokrat Lulzim Basha si e kapur nga krimi.
Por mesa duket socialistët nuk e konsiderojnë të sigurtë votën e saj, pasi e kanë shënuar me Partinë Demokratike. /albeu.com/