Ditën e sotme, Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masat e sigurimit të dhëna në mungesë për 8 nga 9 të akuzuarit për kreditë e këqija.
Raportohet se Ttogat e zeza kanë lënë nën masën e sigurisë ‘arrest në burg’ Aldo Daka, Albert Gega, Edmond Mato dhe Arben Meskuti.
Ndërkohë, me masën e sigurimit ‘arrest në shtëpi’ janë lënë Jorsida Dervishi, Alketa Tanishi, Kejda Seferi dhe Elda Ibro.
Sakaq, në sallë njeri nga të dyshuarit ka bërë një batutë ku është shprehur “nuk jemi në komunizëm që na gjykon populli dhe vendos gjykata”.
Sakaq, të arrestuarit e tjerë kanë ‘kyçur’ gojën në sallën e gjyqit, ndërsa mbrojta ka kërkuar që të specifikohen çfarë ka bërë secili prej tyre. Po ashtu një përmbarues ka theksuar se ai nuk ka kryer asnjë shkelje ligji.