Gjatë ditës së djeshme në Tiranë u organizua Konventa Ndërkombëtare e Turizmit e organizuar nga shteti shqiptar me qëllim afrimin e markave të njohura të hoteleve dhe njësive të tjera të shërbimit në vendin tonë.
Deri më tani nuk ka rënë në sytë e mediave dhe opinionit publik, por gjatë punimeve të djeshme, pikërisht në panelin e drejtuar nga biznesmeni Gazmedn Haxhia është shënuar një skandal.
Skandali ka të bëjë me faktin se shteti shqiptar nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur, por si pjesë të Serbisë. Të paktën kështu tregohet në njërën prej hartave të publikuara gjatë fjalës së njërit prej të pranishmëve në panelin, ku merrnin pjesë edhe ministrja e Infrastrujturës Belinda Balluku dhe biznesmeni arab Muhamed Alabbar.
Siç duket edhe në videon e prerë nga AlbEu.com, në pjesën veri-lindore të Shqipërisë në territorin që i përket Kosovës nuk shkruhet Kosova, por Serbia dhe Republika e Kosovës njihet praktikisht si provincë e Serbisë.
Të jetë një gabim nga injoranca, budallallëku apo dashakeqësia? Këtë nuk mund ta themi, por është një autogol i madh i shtetit shqiptar në një kohë kur në Hagë janë duke u gjykuar krerët e UÇK-së, ndërsa përballë kemi një diplomacy tepër agresive të Serbisë, e cila duket se ka shkuar deri në krye të shtetit shqiptar me ndikimin e saj. /albeu.com