“S’kam vrarë njeri”, 80-vjeçari mohon krimin para gjykatës: Vëllai ishte rrëzuar, e mbulova dhe ika te gruaja

I moshuari që vrau gruan dhe vëllanë e tij në Gramsh ka mohuar para gjykatës të ketë kryer krimin e rëndë.

Ai tha para togave të zeza se kur kishte qenë në banesën e të vëllait e kishte parë këtë të fundit përtokë të vdekur dhe më pas kur kishte shkuar në banesën e tij kishte parë të pajetë bashkëshorten e tij.

“Vëllai kishte përdorur një ilaç në vesh, me pas kishte dale në oborr dhe ishte rrezuar, ishte vrarë. E mbulova vëllanë dhe ika te gruaja. Edhe gruaja ishte e vrarë”, tha ai.

“Jo, s’kam vrare njeri”, ka thënë 80-vjeçari kur është pyetur.

Sipas avokatit të caktuar kryesisht nga gjykata, i moshuari ka probleme të qarta të shëndetit mendor dhe do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore. Ai është lënë në masën e sigurisë “arrest në burg”. /albeu.com


Shtuar 30.01.2023 10:43