Kryeministri Edi Rama i është rikthyer sërish arrestimit të ish-zv.ministres së Brendshme Rovena Voda. Në një komunikim me gazetarët, Rama tha se drejtësia e re godet për një “arkë peshk” dhe nuk godet persona që kanë toka, vila, garazhe e makina të pa justifikuara.
“Kemi ndjekur me vëmendje të gjitha zhvillimet pas kalimit të reformës. Nuk kam pasur iluzion që kjo do të ishte një shëtitje në lëndinë, kjo është një ngjitje e vështirë. prandaj i kemi mbështetur institucionet e reja të drejtësisë përtej logjikës aritmetike në buxhetin tonë të shtetit. Shihni se sa buxhet është spostuar nga të tjera zëra, për të shkuar drejt zërit të drejtësisë. Qysh prej vitit 2013 nuk është bërë rritje page në kabinetin qeveritar dhe deputetëve, zero, përkundrazi u janë rritur taksat. Shikoni mbështetjen për institucionet e drejtësisë, për të kuptuar se sa mbështetje i japim këtij procesi.
E dyta mbështetja jonë është domethënëse kur ne e kemi qepur gojën dhe do të vazhdojmë ta mbajmë të qepur, sa herë që institucionet do të drejtohen drejt oborrit tonë për këdoqfotë që mund të ketë llogari të hapura me drejtësinë. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në historinë e Shqipërisë. Ka pasur historia ministra të pushkatuar dhe burgosur, por s’ka qenë drejtësi as demokratike asgjë. Nuk ka ndodhur në historinë e këtij vendi se kush është në pushtet të qepë gojën kur drejtësia merr këdoqoftë nga radhët e veta për ta vendosur përpara ligjit. Kjo nuk është një çështje e ngatërruar. Ne e besojmë këtë gjë, unë e besoj.
Merrni shikoni të gjithë komunikimin tim me qytetarët në rrjete sociale për të gjithë periudhën kur kam komunikuar me ta, se sa herë, e do të çuditeni se sa herë njerëzit më drejtohen mua si njeriu që i shiti shpresat dhe besimin e tyre te një drejtësi e re. Shikoni përgjigjet e mia, janë të njëjta përgjigje. Kryeministri s’është prokuror, nuk është gjykatës. Qeveria garanton drejtësinë, këtë bën qeveria. Mua s’më jep dot leksione askush për ndërhyrjen në sistemin e drejtësisë. Kush e njeh historinë dhe kush nuk është i angazhuar politikisht kundër meje e ka shumë të thjesht të shikojë të gjithë historinë dhe nuk do gjej që një parti në pushtet ka bërë punë për të hequr drejtësinë politikën. Kjo nuk është imunitet për politikanët që nuk janë në pushtet. S’jemi këtu për të bërë punën e budallait. Kur ne qepim gojën, kur një grua arrestohet për një arkë peshk dhe pavarësisht kësaj themi që edhe arka e peshkut është shkelje. Si mund të vazhdojmë të qepim gojën për këta. 13 pasuri të pa justifikuara dhe subjekti mund të jetë sot duke bërë investime i pa trazuar, shtëpia, vila, toka, të gjitha të pa justifikuara”, tha Rama./albeu.com
https://www.facebook.com/ediramaal/videos/1377071392759898