Një 40-vjeçar me origjinë shqiptare është ndaluar nga policia e Volosit, pasi akuzohet për sjellje të pahijshme ndaj një djali 6-vjeçar.
Sipas TheNewspaper.gr, djali ka folur me nënën e tij dhe është ankuar se i pandehuri i ka prekur organin gjenital.
Gruaja, e cila është biznesmene në Magnezi, ka kontaktuar menjëherë policinë dhe ka denoncuar shqiptarin, ndërsa vetë fëmija ka dëshmuar pranë autoriteteve në prani të psikologut.
Autori i dyshuar e mohon akuzën, por me marrëveshjen e hetuesit dhe prokurorit i është caktuar masa e paraburgimit deri në gjykim./Albeu.com.