Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i është drejtuar me një kërkesë Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela për të nisur hetimin për veprimet e policisë gjatë protestës së zhvilluar në kryeqytet dhe në disa qytete të vendit kundër rritjes së çmimeve.
LSI ka dënuar dhunën e ushtruar nga efektivët e policisë në disa qytete të vendit, ndërsa kërkon reagim të menjëhershëm nga institucionet.