Sizmologu i njohur: Tërmeti në Turqi, ndër më të fortët të regjistruar në një kontinent

Tërmetet në Turqi në fillim të kësaj jave renditen ndër tërmetet më të forta kontinentale në botë të regjistruara ndonjëherë, sipas një sizmologu kanadez.

Duke folur për Anadolu, Edwin Nissen, një profesor i sizmologjisë në Universitetin e Viktorias në Kolumbinë Britanike, tha se lëkundjet e së hënës së kaluar në Turqi dhe Siri janë ndër pesë ose 10 tërmetet më të mëdha kontinentale të regjistruara ndonjëherë.

“Ajo që e bën atë kaq të dëmshëm është kombinimi i përmasave dhe vendndodhjes së tij dhe një pjese me popullsi të dendur të Turqisë dhe padyshim që kufizohet me një pjesë të populluar dendur të Sirisë”, shpjegoi ai.

Duke thënë se në fakt tërmetet më të mëdha ndodhin normalisht në oqeane, Nissen nënvizoi megjithatë se këto tërmete ishin më pak të fuqishme se tërmetet kontinentale. /albeu.com


Shtuar 12.02.2023 18:21