Në Vermosh të Malësisë së Madhe ka rënë një zjarr i fuqishëm prej ditës së djeshme. Deri më tani janë djegur shumë shkurre e pyje në afërsi të pikës kufitare të Gerçarit në Bashlim.
Flakët e zjarrit janë favorizuar nga era dhe temperaturat e larta, ndërsa situata vijon të përkeqësohet.
Komandanti i Repartit të Zjarrfikësve në Koplik, Besnik Hasa, është shprehur se janë dërguar në Vermosh një zjarrfikëse dhe 4 efektivë të repartit, por megjithatë, situata sa vjen dhe bëhet më alarmante./albeu.com