Situata serioze në Kukës! Flakët rrezikojnë 5 banesa, evakuuohen 30 banorë

Pavarësisht qetësimit të flakëve në Kalimash, situata në Kukës vazhdon të jetë serioze.

Komisioni i Mbrojtjes Civile raporton se situata mbetet kritike nga ana e Fanit, në Thirrë si dhe në majën e Runës aty ku po ndërhyhet me helikopter për shuarjen e flakëve.

Operacioni është përqëndruar në dy vatra zjarri, Laku i Thive dhe Qafa e Kumbullës në malin e Runës nga Malzi.

Situata është kritike dhe në rrezik janë 5 banesa me rreth 30 banorë të lagjes Lepraj në fshatin Shëmri.

Bashkia ka marrë masa për evakuimin dhe akomodimin e tyre në shkollën e fshatit Shëmri. /albeu.com/