Situata në Poloni/ Udhëheqësit e BE-së në samitin e G20, pritet takim jashtë axhendës

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel është shprehur se do të propozojë një “takim bashkërendues” të mërkurën me liderët e BE-së që aktualisht po marrin pjesë në samitin e G20 në Bali.

Ai poston në Twitter se ka folur me kryeministrin polak Mateusz Morawiecki dhe “e siguroi atë për unitet dhe solidaritet të plotë të BE-së në mbështetje të Polonisë”.

Tanimë në Bali dita sapo ka filluar dhe në orët në vazhdim presim deklarata të rëndësishme nga udhëheqësit atje.

Kujtojmë që pjesë e këtij samite është edhe Joe Biden, i cili pak momente më parë ka pasur një bisedë telefonike me presidentin e polak./albeu.com