Situata me helmimin në Krujë drejt normalizimit, furnizimi me ujë të pijshëm mbetet problem për banorët

Që prej ditës së diel, rreth 500 persona janë paraqitur në spitalin e Krujës për të marrë shërbim shëndetësor pasi kanë shfaqur shenja helmimi.

Pas 4 ditësh, sot situata është normalizuar dhe gjatë mbrëmjes së djeshme ka pasur një rënie të numrit të qytetarëve që janë paraqitur për ndihmë mjekësore.

Burime për albeu.com bëjnë me dije se në repartin e urgjencës ndodhen vetëm dy persona. Ndërsa personat e tjerë të prekur nga helmimi i ujit po trajtohen në shtëpi, por nuk ka infoemacion nga mjekët sesa është numri i tyre.

Kujtojmë se pas publikimit të analizave nga Institutit i Shëndetit në Krujë, rezultoi se uji ishte kontaminuar me dy baktere: Esheria Koli dhe Streptokoku Fekal.

Ndërsa situata me helmimin është normalizuar, problem mbetet  furnizimi me ujë të pijshëm nga ujësjellësi.

Banorët janë furnizuar me ujë një pjesë me autobote ndërsa pjesa tjetër duke e blerë me bideonë./albeu.com

 


Shtuar 28.10.2021 09:06