Situata e të infektuarve me COVID-19 në Kosovë, 114 pacient pozitiv

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se janë 114 pacientë aktualisht të shtruar në spitale, të cilët rezultojnë të infektuar me COVID-19.

Sipas ShSKUK-së në QKUK gjithësej janë 75 pacientë të shtruar, 40 prej tyre janë pozitivë me koronavirus, ndërsa 53 prej tyre me oksigjeno-terapi.

Ndërkohë, bëhet me dije se në spitalet e përgjithshme po trajtohen 39 pacientë, 33 prej tyre me Covid-19 pozitivë dhe 22 me oksigjeno-terapi.

⦁ Spitali i Prizrenit, 7 pacientë
⦁ Spitali i Gjakovës, 8 pacientë
⦁ Spitali i Pejës, 11 pacientë
⦁ Spitali i Gjilanit, 8 pacientë
⦁ Spitali i Mitrovicës, 4 pacientë
⦁ Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient

Gjithashtu Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), vijon tu bëjë thirrje qytetarëve të Kosovës për tu paraqitur në qendrat e vaksinimit për të marrë dozën anti-Covid.


Shtuar 7.08.2021 12:44