Situata e motit në vendin tonë/ Përmbytet Lezha, vështirësi në lëvizje

Prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të sotëm, Lezha është përfshirë nga reshje të dendura të shiut, të cilat kanë krijuar probleme kryesisht në qytet.

Vërshimi i ujërave, përmbyti disa rrugë dhe bllokun e banimit ‘11 Janari’ në lagjen Besëlidhja.

Niveli i ujit arriti në disa cm, duke bllokuar hyrjet e pallateve e për rrjedhoje lëvizjen e qytetareve dhe automjeteve.


Shtuar 27.06.2024 08:38