Silvinjo pas kualifikimit: Merita u takon futbollistëve, fillova të besoja pas Polonisë

Trajneri i kombëtares shqiptare, braziliani Silvinjo, njeriu që i transformoi fytyrën Shqipërisë, por dhe ai që na kualifikoi për në kampionatin Europian, u shpreh mjaft i lumtur pas ndeshjes meMoldavinë.

Silvinjo tha se egjithë kjo arritje e kuqezinjve ëhstë meritë e lojtarëve, duke shtuar se filloi të besojë në kualifikim pas ndeshjes me Poloninë.

Meritë e djemve dhe të gjithë njerëzve që na kanë mbështetur, është nder të jem trajneri i kombëtares së Shqipërisë dhe të ndjej pasionin e njerëzve. Gjithçka është shumë e bukur. Nuk është vetëm Sylvinho, është Zabaleta, Doriva, Bulku i gjithë stafi. Më shumë se taktika është pasioni dhe dashuria për futbollin, ka pasion në punën tonë. Rezultati nuk vjen shpejt, ne kemi bërë një punë të mirë dhe kemi marrë rezultat, është një kombinim i mirë.

Moldavia po luante për gjithçka, nuk kishin çfarë të humbnin. Luanin me topa të gjatë dhe ishte e vështirë, ata nuk kanë humbur në shtëpi. Kanë humbur vetëm një ndeshje në kualifikuese, kundër nesh në Shqipëri.

Kombëtarja është e hapur për lojtarë të rinj, kemi një skuadër të konsoliduar, por kjo është puna e një kombëtareje, jemi gati të presim lojtarë që janë në formë.

Ky djalosh e meriton shumë këtë moment,është shembull për të gjithë ne (pasi Gjimshiti u afrua)” – tha ai.

Sylvinho shtoi: Isha i bindur që ishte një grup i vështirë dhe të gjitha skuadrat mund të merrnin pikë. Mendoj se momenti vendimtar ishte pas ndeshjes me Poloninë dhe nuk e meritonim humbjen, aty ndryshoi sjellja e lojtarëve. Ishte moment kyç.

Pyetje: A do të fitojmë Europianin?

Silvinjo: Ndeshja e radhës është kundër Ishujve Faroe.


Shtuar 17.11.2023 20:53