Konglomerati industrial gjerman Siemens ka njoftuar të enjten se do të tërhiqet nga tregu rus si rezultat i luftës kundër Ukrainës.
“Ne do të dalim nga Rusia me një ulje të rregullt të aktiviteteve”, tha një deklaratë e postuar në llogarinë e firmës në Twitter.
Kompania kishte njoftuar më herët në mars se do të ndalonte të gjitha dërgesat e reja të biznesit dhe ndërkombëtare në Rusi, por do të vazhdonte shërbimin lokal dhe aktivitetet e lidhura me mirëmbajtjen duke siguruar “përputhje të rreptë ndaj sanksioneve”.
Por firma tha në një deklaratë për shtyp të enjten se “sanksionet gjithëpërfshirëse ndërkombëtare… ndikojnë në aktivitetet e biznesit të kompanisë në Rusi, veçanërisht shërbimin dhe mirëmbajtjen hekurudhore”.
Siemens ka pasur marrëdhënie me Rusinë që nga vitet 1850, dhe deri vonë ishte një mbështetës i afrimit më të madh ekonomik midis Gjermanisë dhe Rusisë./albeu.com