Si të qëndroni në mënyrën e duhur para kompjuterit dhe të mos keni asnjëherë dhimbje shpine dhe sysh

Jeta jonë është pashmangshmërisht e lidhur me zhvillimet teknologjike dhe qëndrimi me orar të zgjatur para kompjuterit është pjesë e përditshmërisë.

Më poshtë do gjeni 7 këshilla të dobishme që ju orientojnë si të qëndroni ulur në mënyrën e duhur.

Në karrige duhet të qëndrojmë drejt dhe të mbështetemi në të, në mënyrë që koka dhe trupi të jenë në vijë të drejtë.
Pjesa e sipërme e ekranit duhet të jetë në të njëjtën lartësi me sytë.
Krahët i mbështetim në tryezën e punës me bërrylat të përthyer 900.
Mbështetim shputat e këmbëve në tokë dhe i përthyejmë gjunjët 900.
Nuk duhet të qëndrojmë për një kohë të gjatë para kompjuterit, aq sa të na lodhen sytë. Këshillohet që, pas 1 ore punë në kompjuter, të bëhet një pushim 10-15 minuta. Më pas, mund të vazhdojmë punën përsëri.
Nuk duhet të qëndrojmë shumë afër ekranit të kompjuterit. Duhet të ruajmë një largësi 50-70 cm nga ekrani.
Nuk duhet të vendosim pamje me ngjyra shumë të forta në ekran, sepse kjo na dëmton sytë. Ekrani duhet vendosur në një vend nga ku të mos i bjerë drita përballë.


Shtuar 18.12.2022 22:54