Temperaturat ditët e fundit janë rritur ndjeshëm dhe kondicioneri është zgjidhja jonë e vetme për të qëndruar freskët.
Sidoqoftë, ka njerëz që nuk kanë kondicionerë në shtëpinë e tyre, dhe si rezultat gjumi i natës është kthyer në një makth.
Më poshtë albeu.com ju ka sjellë disa këshilla sit ë flini rehat, nëse s’keni kondicioner:
Bëni një banjë para se të shkoni në shtrat
Pavarësisht nëse keni kondicioner në dhomën tuaj të gjumit, është e rëndësishme që temperatura e trupit tuaj të bjerë para se të flini. Mënyra më e thjeshtë për ta bërë këtë është të bëni një dush të freskët.
Përdorni pako akulli
Vendosini ato në pika pulsuese, siç janë kyçet e duarve, qafën dhe kyçet e këmbëve ose prapa gjunjëve, në mënyrë që temperatura e të gjithë trupit tuaj të bjerë.
Ndërroni çarçafët
Harrojeni çarçafët e satenit, mëndafshit dhe poliestrës dhe zgjidhni një palë pambuku të lehtë, i cili do t’ju mbajë të freskët për më shumë kohë.
Flini në dhomën më të freskët
Nëse nuk e keni këtë mundësi, mabni perdet dhe dritaret mbyllur gjatë ditës, për ta mbajtur hapësirën më të ngrohtë./albeu.com