Stina e verës është plot me fruta që janë të preferuara nga të gjithë. Një nga frutat plot shije është dhe shalqiri, të cilin mund ta përdorni edhe për t’u kujdesur për lëkurën. Lëxoni më poshtë disa nga përfitimet:
Qetëson skuqjet dhe djegiet nga dielli
Nëse vuani nga djegie dhe skuqje të lehta të diellit, shalqiri është një zgjidhje ideale për problemin tuaj. Shalqiri është i pasur me antioksidantë dhe minerale që ulin skuqjen e lëkurës, qetësojnë inflamacionin dhe skuqjet e qarta. E gjitha çfarë duhet të bëni është të masazhoni me një copë shalqi të sapo prerë të në zonën ku keni djegie.
Forcon lëkurën tuaj
Shalqiri është plot me antioksidantë dhe vitamina që veprojnë jashtëzakonisht mirë si agjentë anti-plakje. Përbërësit e tij hapin poret tuaja dhe i zvogëlojnë ato. Masazhi i rregullt i shalqirit gjithashtu përmirëson elasticitetin e lëkurës tuaj , duke e bërë atë edhe më të fortë.
Pastrues natyral
Shalqiri është plot me vitaminë C që pastron thellësisht fytyrën tuaj dhe ju jep një pamje të freskët. Kokrrat e vogla në shalqi futen thellë në lëkurën tuaj dhe veprojnë si një pastrim i butë. Kështu që bëni një krem natyral me 2-3 copë shalqi, 1 lugë gjelle kos dhe disa pika limoni dhe aplikojeni atë dy herë në javë për rezultate më të mira.
Përmirëson hidratimin
Nëse lëkura juaj është e thatë, shalqiri është zgjidhja. Antioksidantët dhe përmbajtja e lartë e ujit do të rrisin lagështinë në lëkurën tuaj, duke i dhënë asaj shkëlqimin e humbur./albeu.com